Deda: Partitë duhet të vendosin për presidentin pas konsultimeve dhe analizës ndërkombëtare

Opinionisti Ilir Deda ka folur në lidhje me zgjedhjen e presidentit të Kosovës, që pritet të bëhet në mars të këtij viti. Ai ka treguar disa hapa që duhet të ndiqen nga partitë politike. “Kosova deri sot gjithmonë e ka pasur një lloj marrëveshje të partive politike për presidentin apo presidenten. Për ta parë si…

Lajme

12/01/2026 20:37

Opinionisti Ilir Deda ka folur në lidhje me zgjedhjen e presidentit të Kosovës, që pritet të bëhet në mars të këtij viti.

Ai ka treguar disa hapa që duhet të ndiqen nga partitë politike.

“Kosova deri sot gjithmonë e ka pasur një lloj marrëveshje të partive politike për presidentin apo presidenten. Për ta parë si do të sillet z.Kurti, duket të shohim a do të fillojë procesi i konsultimit me partitë politike për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së re”.

“Në atë diskutim sipas meje duhet të jetë shumë i rëndësishëm një lexim i drejt i turbulencës ndërkombëtare e cila po ndodh, në bazë të cilit duhet ditur që presidenti apo presidentja duhet të ketë dije të mirë në politikën e jashtme”.

“Në bazë të këtyre dy të parave vendosin partitë a duan të vazhdojnë me Vjosën, apo duan ta gjejnë një kandidat tjetër”, u shpreh ai në KlanKosova.