Vërshimet në Prishtinë, tre familje evakuohen dhe marrin ndihmë urgjente

Si pasojë e vërshimeve të fundit në Prishtinë, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka evakuuar tre familje nga lagja Kodra e Trimave, në rrugën “Aziz Zhilivoda”. Familjet janë sistemuar përkohësisht, ndërsa Drejtoria do të mbulojë pagesën e qirasë deri në renovimin e plotë të shtëpive të tyre. Sot, në bashkëpunim me Drejtorinë për Siguri dhe…

Lajme

12/01/2026 17:07

Si pasojë e vërshimeve të fundit në Prishtinë, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka evakuuar tre familje nga lagja Kodra e Trimave, në rrugën “Aziz Zhilivoda”.

Familjet janë sistemuar përkohësisht, ndërsa Drejtoria do të mbulojë pagesën e qirasë deri në renovimin e plotë të shtëpive të tyre.

Sot, në bashkëpunim me Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca, Kryqi i Kuq i Kosovës ka shpërndarë paketa ushqimore dhe higjienike për këto familje të goditura nga vërshimet.

Autoritetet falënderojnë Kryqin e Kuq për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar në këtë situatë emergjente.