Shpallen në kërkim tre të dyshuarit për tentim-vrasjen e djeshme në Pejë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se kanë identifikuar tre të dyshuarit për tentim vrasjen që ka ndodhur dje në Pejë. Me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tyre, Policia ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e personave të kërkuar. Personat e kërkuar janë: · ARIAN (Misin) QELAJ i lindur me 20.06.1981 nё fsh. Maznik-Deçan. · YLL…

Lajme

12/01/2026 13:04

Policia e Kosovës, ka njoftuar se kanë identifikuar tre të dyshuarit për tentim vrasjen që ka ndodhur dje në Pejë.

Me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tyre, Policia ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e personave të kërkuar.

Personat e kërkuar janë:

· ARIAN (Misin) QELAJ i lindur me 20.06.1981 nё fsh. Maznik-Deçan.

· YLL (Arian) QELAJ i lindur me 29.07.2003 nё fsh. Maznik-Deçan.

· ALTIN ( Rifat) QELAJ i lindur me 01.10.2005 nё fsh. Maznik-Deçan.

Tё pandehurit kërkohen për veprën penale:

· Vrasje e mbetur në tentativë

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/