Ferit Idrizi mban mbledhjen e parë të qeverisjes komunale, prezanton kabinetin qeverisës
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se ka mbajtur mbledhjen e parë të qeverisjes komunale. Ai ka thënë se në këtë mbledhje është prezantuar përbërja e re e kabinetit qeverisës, shkruan lajmi.net. “Jam i lumtur që katër vitet e ardhshme do të punoj bashkë me këtë ekip ekspertësh të përzgjedhur me kujdes,…
Lajme
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se ka mbajtur mbledhjen e parë të qeverisjes komunale.
Ai ka thënë se në këtë mbledhje është prezantuar përbërja e re e kabinetit qeverisës, shkruan lajmi.net.
“Jam i lumtur që katër vitet e ardhshme do të punoj bashkë me këtë ekip ekspertësh të përzgjedhur me kujdes, profesionalizëm dhe përkushtim për t’i shërbyer qytetarëve të komunës tonë. Mandati i ri është vazhdimësi e punëve të mira dhe projekteve të mëdha”, ka shkruar Idrizi në Facebok.
Përbërja e kabinetit qeverisës:
Shpëtim Zhegrova – Nënkryetar i Komunës
Bujar Shatrolli – Shef i Kabinetit të Kryetarit
Hyrie Uka-Hoxha – Drejtoreshë e Administratës
Naile Bekteshi – Drejtoreshë e Arsimit
Medina Bunjaku – Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport
Drilon Jusufi – Drejtor për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit
Remzi Ahmeti – Drejtor për Inspektime
Lorik Maxhuni – Drejtor për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale
Ilmi Azemi – Drejtor i Prokurimit
Isuf Jashari – Drejtor për Buxhet, Financa dhe Thesar
Benjamin Shala – Drejtor për Shërbime Publike
Maliq Ferizi – Drejtor për Zhvillim Ekonomik dhe Investime Kapitale
Agron Përçuku – Drejtor për Diasporë
Isa Hajrizi – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim
Bedri Dobra – Drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë
Besim Shyti – Drejtor për Bujqësi dhe Zhvillim Rural
“Na priftë e mbara!”, ka shtuar Idrizi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: