Policia në Pejë me apel për pronarët e autolarjeve: Mos e derdhni ujin në trotuare dhe rrugë, po krijohen ngrica të rrezikshme për trafikun

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Pejë, ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ditëve me acar, që të shmangin veprimet që mund të rrezikojnë sigurinë në rrugë dhe hapësira publike. Një apel të veçantë i kanë bërë pronarëve të autolarjeve që bëjnë pastrimin e vetuar, që mos ta dërdhin ujin…

Lajme

12/01/2026 10:23

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Pejë, ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ditëve me acar, që të shmangin veprimet që mund të rrezikojnë sigurinë në rrugë dhe hapësira publike.

Një apel të veçantë i kanë bërë pronarëve të autolarjeve që bëjnë pastrimin e vetuar, që mos ta dërdhin ujin në trotuare dhe rrugë që më pas po krijohen ngrica.

“Këto ngrica më pas paraqesin rrezik serioz për sigurinë e trafikut rrugorë duke shkaktuar aksidente dhe duke rrezikuar drejtpërdrejtë këmbësoret. Për këtë në bashkëpunim me organet kompetente komunale, jemi të obliguar të ndërmarrim masa të shtuara kontrolli dhe zbatimin e masave ligjore ndaj gjithë atyre që shkelin këto rregulla. Policia mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe Apelon për bashkëpunim”, kanë thënë nga Policia në Pejë. /Lajmi.net/