E plagosën me armë dhe e goditën me mjet të fortë – Detaje për rastin e djeshëm në Pejë

Një person ka mbetur i plagosur dje në Pejë, brenda një lokali në Pejë. Policia sot përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje për rastin, shkruan lajmi.net. Atqa kanë thënë se persona të panjohur e kanë plagosur me armë zjarri dhe e kanë goditur me mjet të fortë viktimën, i cili më pas është dërguar…

Lajme

12/01/2026 10:14

Një person ka mbetur i plagosur dje në Pejë, brenda një lokali në Pejë.

Policia sot përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje për rastin, shkruan lajmi.net.

Atqa kanë thënë se persona të panjohur e kanë plagosur me armë zjarri dhe e kanë goditur me mjet të fortë viktimën, i cili më pas është dërguar në QKUK.

Rasti po hetohet.

“Pejë  11.01.2026 – 09:15. Raportohet se brenda një lokali privat, persona të pa njohur dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri dhe kanë goditur me mjet të fortë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK, ndersa rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raporti 24 orësh.

Siç është raportuar dje në media, viktima është biznesmeni pejan Jeton Buquku.  /Lajmi.net/