Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Safet Kamberi nga LDK është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës. Kamberi u zgjodh me 18 vota. Kjo pasi Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut nga Lista Guxo, Faton Peci, ka arritur koalicion me LDK-në për udhëheqje në këtë komunë. 11 dhjetori ka qenë afati i fundit që të zgjidhet kryesuesi komunal si…

Lajme

11/01/2026 22:22

Safet Kamberi nga LDK është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës.

Kamberi u zgjodh me 18 vota.

Kjo pasi Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut nga Lista Guxo, Faton Peci, ka arritur koalicion me LDK-në për udhëheqje në këtë komunë.

11 dhjetori ka qenë afati i fundit që të zgjidhet kryesuesi komunal si dhe të betohet anëtari Arian Tahiri nga PDK-ja. Si rrjedhojë, u ftua mbledhje e urgjente në orën 21:30. Kjo mbledhje ishte paraparë të mbahej nesër në orën 10:00, por sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, kryesuesi duhet të zgjidhet brenda 30 ditëve nga betimi i kryetarit të komunës.

Faton Peci zyrtarisht u betua si kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut, më 12 dhjetor 2025. Peci siguroi mandatin duke mposhtur kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahirin, në dy raundet e zgjedhjeve lokale, më 12 tetor dhe në balotazh më 9 nëntor.