Policia godet bixhozin e paligjshëm në Skenderaj, arrestohet një i dyshuar dhe intervistohen 14 persona
Policia e Kosovës ka arrestuar një person për organizim të lojërave të fatit të paligjshme në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur më 11 janar 2026, rreth orës 01:00, kur njësitë policore kanë marrë informacion për një lokal ku dyshohej se po zhvilloheshin lojëra fati të kundërligjshme. Gjatë kontrollit në lokal, policia ka konstatuar 14 persona që…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person për organizim të lojërave të fatit të paligjshme në Skenderaj.
Ngjarja ka ndodhur më 11 janar 2026, rreth orës 01:00, kur njësitë policore kanë marrë informacion për një lokal ku dyshohej se po zhvilloheshin lojëra fati të kundërligjshme.
Gjatë kontrollit në lokal, policia ka konstatuar 14 persona që dyshohet se po merrnin pjesë në lojëra fati.
Sipas raportit të policisë, gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar një tavolinë pokeri dhe mjete të tjera të nevojshme për organizimin e lojërave të fatit.
Pronari i lokalit është arrestuar, ndërsa të tjerët janë shoqëruar dhe intervistuar si dëshmitarë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është inicuar rasti penal për “Organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, dhe ai është ndaluar në ndalim policor.