Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
Gjatë 24-orëshit të fundit, Policia e Kosovës ka thënë se janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje. Rastet janë raportuar në Prishtinë, Podujevë, Gjakovë, Vushtrri e Leposaviq. Për këto raste janë dërguar në mbajtje pesë persona, kurse një është liruar në procedurë të rregullt. Raporti i plotë: Prishtinë / 10.01.2026 – 02:00. Është arrestuar…
Lajme
Gjatë 24-orëshit të fundit, Policia e Kosovës ka thënë se janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.
Rastet janë raportuar në Prishtinë, Podujevë, Gjakovë, Vushtrri e Leposaviq.
Për këto raste janë dërguar në mbajtje pesë persona, kurse një është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
Prishtinë / 10.01.2026 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase e huaj. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë / 10.01.2026 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij f/k. Pas këndelljes i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Podujevë / 10.01.2026 – 09:00. Dyshohet se ankuesja f/k ka pasur në vazhdimësi dhunë psikike dhe fizike nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/k. Palët janë sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit viktima së bashku me tre fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Gjakovë / 10.01.2026 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit u ka shkaktuar dhunë psikike anëtarëve të familjes. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Vushtrri / 10.01.2026 – 18:00. Dyshohet se ankuesja f/k, është sulmuar fizikisht nga babai i saj i dyshuari m/k. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Leposaviq / 10.01.2026 – 15:30. Dyshohet se ankuesja f/k është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/k. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.