E solli LDK-në në 15 deputetë, Abdixhiku agresiv në tastierë: Mercenarët do të vazhdojnë të ulërasin – ne do të vazhdojmë të ecim përpara
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar përsëri në mënyrë agresive në Facebook. Përsëri në postimin e tij, Abdixhiku e ka përdorur termin “mercenarë” për ata që po i kërkojnë llogari për rezultatin katastrofal në zgjedhjet e 28 dhjetorit, transmeton lajmi.net. Partia që ai udhëheq mbeti me 15 deputetë, por ai pretendon se antarësia e…
Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar përsëri në mënyrë agresive në Facebook.
Përsëri në postimin e tij, Abdixhiku e ka përdorur termin “mercenarë” për ata që po i kërkojnë llogari për rezultatin katastrofal në zgjedhjet e 28 dhjetorit, transmeton lajmi.net.
Partia që ai udhëheq mbeti me 15 deputetë, por ai pretendon se antarësia e LDK-së ka tjetër vizion.
Postimi i plotë:
Mercenarët u lajmëruan vet.
Pa i përmendur. Siç thotë populli, u vetëlajmëruan ata me mizë mbas veshi.
Dhe në lajmërimin e tyre, treguan se si mendojnë. Mendojnë se të gjithë sillen rreth krimit, sepse aty rrotullohen vet. Dikush rrotullohet aq larg sa mbërrinë dhe Aeroportin e Vlorës. Mendojnë se të gjithë shiten, sepse vetë janë për shitje. Mendojnë se të gjithë frikësohen, sepse vetë jetojnë nga frika. Ky është botëkuptimi i tyre.
Nuk do ta lejojmë këtë botëkuptim të shtrihet në LDK as si fjalë, as si mendim, edhe më pak si ndikim.
Unë besoj në politikë që s’blihet. Në fjalë që s’paguhen. Në njerëz që nuk shiten. Dhe anëtarësia e LDK-së nuk shitet e nuk blihet. Kjo na dallon. Prandaj dhe i mbrojë.
Po, do ta mbrojë LDK-në dhe secilin anëtarë tonin nga sulmet e paguara nga jashtë. Edhe po të jem i vetëm.
Mercenarët do të vazhdojnë të ulërasin për LDK-në. Duket se nuk u mjafton partia e tyre. Duan edhe një tjetër ku t’i shtrijnë thonjtë e ndikimit. Nuk ka gjasë. Anëtarësia e LDK-së ka tjetër vizion.
Ne do të vazhdojmë të ecim përpara. Sepse zhurma paguhet, por e vërteta jo. Dhe pikërisht për këtë, e vërteta fiton gjithmonë./lajmi.net/