IHMK: Mbi 41 mm reshje në dy ditë, rriten nivelet e lumenjve në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjendja hidrometeorologjike në vend është rënduar ndjeshëm ditëve të fundit si pasojë e reshjeve intensive të shiut dhe shkrirjes së borës. Sipas IHMK-së, gjatë periudhës 8–10 janar, në territorin e Kosovës kanë rënë mesatarisht mbi 41 milimetra reshje për metër katror, ndërsa në disa rajone sasia e…

Lajme

10/01/2026 16:48

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjendja hidrometeorologjike në vend është rënduar ndjeshëm ditëve të fundit si pasojë e reshjeve intensive të shiut dhe shkrirjes së borës.

Sipas IHMK-së, gjatë periudhës 8–10 janar, në territorin e Kosovës kanë rënë mesatarisht mbi 41 milimetra reshje për metër katror, ndërsa në disa rajone sasia e reshjeve ka qenë dukshëm më e lartë, transmeton lajmi.net.

Reshje të konsiderueshme janë regjistruar në rajonet e Dukagjinit dhe Anamoravës, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e niveleve të lumenjve.

STATISTIKAT E IHMK-SË

IHMK bën të ditur se si pasojë e reshjeve dhe shkrirjes së shpejtë të borës, në disa pellgje lumore janë shënuar ngritje të ndjeshme të nivelit të ujit. Rritje të vazhdueshme janë vërejtur në pellgun e Lepencit dhe Moravës së Binçës, ndërsa edhe disa degë të Drinit të Bardhë kanë shfaqur luhatje të theksuara.

Në disa zona janë evidentuar vërshime lokale dhe rrezik për përmbytje, ndërsa kushtet e vështira atmosferike kanë shkaktuar edhe probleme në monitorimin e disa lumenjve.

IHMK u bën thirrje institucioneve dhe qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat pranë lumenjve dhe në viset me rrezik të lartë, deri në stabilizimin e kushteve hidrometeorologjike./lajmi.net/