Në Obiliq, Bedri Hamza u votua më shumë se Lumir Abdixhiku, edhe pse LDK-ja kishte më shumë vota se PDK
Në qytetin e Obiliqit, në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje mori 58.19 për qind apo 7587 vota. Kurse, në vendin e dytë ishte LDK-ja me 14.25 për qind apo 1858 vota, transmeton lajmi.net. PDK ishte në vendin e tretë me 12.98 për qind apo 1692 vota. Por, tek votat e kandidatëve për deputetë ka…
Lajme
Në qytetin e Obiliqit, në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje mori 58.19 për qind apo 7587 vota.
Kurse, në vendin e dytë ishte LDK-ja me 14.25 për qind apo 1858 vota, transmeton lajmi.net.
PDK ishte në vendin e tretë me 12.98 për qind apo 1692 vota.
Por, tek votat e kandidatëve për deputetë ka diçka të çuditshme.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku s’ishte më i votuari në partinë e tij, në këtë komunë. Kandidati për deputet nga kjo komunë, Xhafer Gashi kishte 1329 vota, kurse Abdixhiku 1317 vota.
Më shumë se Abdixhiku kishte edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i cili mori 1392 vota./lajmi.net/