Vërshimet bllokojnë disa rrugë në Komunën e Drenasit, apelohet për kujdes
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e fundit, disa rrugë në këtë komunë janë bërë të pakalueshme, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Sipas postimit të Lladrovcit, aktualisht të bllokuara janë rrugët Drenas – Guri i Plakës, Drenas – Kroi i Mbretit, Shtrubullovë –…
Lajme
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e fundit, disa rrugë në këtë komunë janë bërë të pakalueshme, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Sipas postimit të Lladrovcit, aktualisht të bllokuara janë rrugët Drenas – Guri i Plakës, Drenas – Kroi i Mbretit, Shtrubullovë – Korroticë e Ulët, si dhe rruga nga Komorani 1 drejt Komoranit 3, raporton lajmi.net
Ndërkohë, qarkullimi në rrugën Komoran – Skenderaj, në drejtim të Drenasit, zhvillohet me vështirësi dhe me kolona të gjata.
Postimi i tij i plotë:
Vërshimet bllokojnë sërish disa rrugë në Komunën e Drenasit
Aktualisht, nga vërshimet, janë të pakalueshme rrugët si vijon:
Drenas – Guri i Plakës,
Drenas – Kroi i Mbretit
Shtrubullovë – Korroticë e Ulët, dhe
Rruga nga Komorani 1 te Komorani 3.
Rruga nga Komorani për Skenderaj në drejtimin të Drenasit zhvillohet me vështirësi dhe ka kolona të gjata.
Qytetarë të nderuar,
Kërkojmë nga ju të mos lëvizni pa arsye, të respektoni shiritat e ndalimit të kalimit, shprehni solidaritet dhe nëse keni mundësi ndihmoni për të tejkaluar gjendjen.
Ekipet emergjente janë në terren dhe bashkë me Policinë e Kosovës dhe AME-në, po bëjnë të pamundurën për lehtësimin e gjendjes./Lajmi.net/