Edi thyen heshtjen pas eleminimit nga Big Brother: Shava “lojën me maska”

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Edi Kuçi, ka reaguar publikisht pas largimit nga shtëpia, duke sqaruar arsyet dhe përjetimet e tij gjatë qëndrimit në reality show. Përmes një postimi në insta story, Kuçi shprehet se që nga dita e parë nuk është ndjerë i respektuar në shtëpi, duke theksuar se loja, presioni psikologjik dhe…

ShowBiz

09/01/2026 20:29

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Edi Kuçi, ka reaguar publikisht pas largimit nga shtëpia, duke sqaruar arsyet dhe përjetimet e tij gjatë qëndrimit në reality show.

Përmes një postimi në insta story, Kuçi shprehet se që nga dita e parë nuk është ndjerë i respektuar në shtëpi, duke theksuar se loja, presioni psikologjik dhe izolimi shpesh kanë tejkaluar kufijtë e normales.

Ai pranon se në disa raste ka hyrë në debate dhe se kur ka gabuar apo ka folur me mungesë respekti, ka kërkuar falje.

Në reagimin e tij, Edi Kuçi kritikon gjithashtu hipokrizinë dhe sjelljet e shtirura “për publikun” brenda shtëpisë, duke theksuar se nuk pranon aktrim dhe se respekti për të është thelbësor.

“Unë e shava hipokrizinë me bo “për publikun”. Shava “lojën me maska” që bëhet në emër të publikut”, u shprehë Edi.

Reagimi i plotë: