Adriana Matoshi merr 38 mijë vota, thotë se do të jetë zëri i qytetarëve në Kuvend

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar pas fitimit të mandatit të deputetes, duke shprehur mirënjohje të thellë për besimin e qytetarëve që i dhanë 38.167 vota. Përmes një postimi, Matoshi tha se ky mandat për të nuk është privilegj personal, por një përgjegjësi e madhe publike, e cila e obligon të punojë çdo…

Lajme

09/01/2026 18:59

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar pas fitimit të mandatit të deputetes, duke shprehur mirënjohje të thellë për besimin e qytetarëve që i dhanë 38.167 vota.

Përmes një postimi, Matoshi tha se ky mandat për të nuk është privilegj personal, por një përgjegjësi e madhe publike, e cila e obligon të punojë çdo ditë me ndershmëri, përkushtim dhe guxim në shërbim të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës.

Ajo theksoi se do të jetë zëri i qytetarëve në Kuvend dhe se do të mbetet besnike ndaj parimeve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke u angazhuar që besimi i dhënë të shndërrohet në vepra konkrete.

Postimi i plotë:

Sot ndjej një përgjegjësi të madhe dhe një mirënjohje të thellë.
Falë besimit tuaj, falë 38.167 votave të qytetarëve, jam nderuar me mandatin për deputete nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Ky besim nuk merret lehtë dhe nuk mbahet lehtë. Është një amanet që më obligon të punoj çdo ditë me ndershmëri, përkushtim dhe guxim, në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës sonë.
Ju që na votuat, nuk keni gabuar. Ju që besuat në ndryshim, në drejtësi dhe në një shtet më të barabartë, keni zgjedhur rrugën e duhur. Ky mandat nuk është privilegj personal, por përgjegjësi publike.
Do të jem zëri juaj në Kuvend, do të qëndroj besnike ndaj parimeve tona dhe do të punoj pa u lodhur që besimi juaj të shndërrohet në vepra konkrete.
Faleminderit nga zemra.
Me ju dhe për ju, përpara!
Ju dua pa fund./Lajmi.net/