Kështu u godit Dardan Berisha nga tifozët në ndeshjen ndaj Bashkimit
Federata e Basketbollit e Kosovës ka marrë vendim për të dënuar rëndë KB Bashkimin pas incidentit të rëndë të ndodhur gjatë ndeshjes së fundit, ku basketbollisti Dardan Berisha u godit me mjete të forta nga tribunat, duke pësuar lëndime. Sipas vendimit të FBK-së, KB Bashkimi është dënuar me: 3,200 euro gjobë financiare. 3 ndeshje…
Sport
Federata e Basketbollit e Kosovës ka marrë vendim për të dënuar rëndë KB Bashkimin pas incidentit të rëndë të ndodhur gjatë ndeshjes së fundit, ku basketbollisti Dardan Berisha u godit me mjete të forta nga tribunat, duke pësuar lëndime.

Sipas vendimit të FBK-së, KB Bashkimi është dënuar me:
3,200 euro gjobë financiare.
3 ndeshje pa praninë e tifozëve në tribunën ballore qendrore të palestrës.
FBK e ka cilësuar incidentin si akt të papranueshëm dhe në kundërshtim të plotë me rregulloret e garave dhe parimet e fair-play-it, duke theksuar se dhuna ndaj sportistëve nuk do të tolerohet në asnjë formë.
Ndërkohë, tashmë është siguruar edhe fotografia ku shihet Dardan Berisha i lënduar, si pasojë e goditjes me mjete të forta, çka ka shtuar reagimet./Lajmi.net/