Nga Albin Kurti te Edona Llalloshi – këta janë 25 kandidatët më të votuar në zgjedhjet e fundit
KQZ ka mbyllur procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Tashmë, secili kandidat për deputet i di votat sa i ka, transmeton lajmi.net. Radio Evropa e Lirë ka bërë një inforgrafikë të 25 kandidatëve më të votuar në Kosovë. Në mesin e top 25-shës, 15 janë nga Lëvizja Vetëvendosje, 6 nga PDK…
Lajme
KQZ ka mbyllur procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Tashmë, secili kandidat për deputet i di votat sa i ka, transmeton lajmi.net.
Radio Evropa e Lirë ka bërë një inforgrafikë të 25 kandidatëve më të votuar në Kosovë.

Në mesin e top 25-shës, 15 janë nga Lëvizja Vetëvendosje, 6 nga PDK dhe 4 nga LDK.
I pari në listë është kryetari i VV-së, Albin Kurti me 404 mijë e 23 vota.
Kurse pas tij vijn, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza që e mbyll top 5-shën.
Në fund të kësaj liste është edhe emri i këngëtares së njohur, Edona Llalloshi, e cila përkundër që s’ka dhënë ndonjë qëndrim politik gjatë vitit që shkoj, ajo është në mesin e kandidatëve më të votuar.
Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku është në pozitën e 12-të, kurse kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk gjendet në këtë listë./lajmi.net/