Policia zbardh rastin e zjarrvënies së qëllimshme në Lipjan, arrestohet i dyshuari tjetër

Një person tjetër është arrestuar lidhur me rastin e zjarrvënies dhe shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Lipjan. Sipas raportit shtesë të policisë, pas hetimeve të zhvilluara për rastin që kishte ndodhur më 27 shtator 2025 rreth orës 23:00, më 8 janar 2026 është arrestuar edhe i dyshuari i dytë, mashkull kosovar, transmeton lajmi.net. I…

Lajme

09/01/2026 10:26

Një person tjetër është arrestuar lidhur me rastin e zjarrvënies dhe shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Lipjan.

Sipas raportit shtesë të policisë, pas hetimeve të zhvilluara për rastin që kishte ndodhur më 27 shtator 2025 rreth orës 23:00, më 8 janar 2026 është arrestuar edhe i dyshuari i dytë, mashkull kosovar, transmeton lajmi.net.

I dyshuari është intervistuar nga autoritetet kompetente dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Raporti i plotë: 

Raport shtesë:

ZJARRVËNIE & SHKAKTIM I RREZIKUT TE PERGJITHSHEM

Lipjan / 27.09.2025 – 23:00. Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara, me 08.01.2026 është arrestuar edhe i dyshuari tjetër mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./lajmi.net/