Përfshihet nga zjarri tregu i rrobave të përdorura në Tiranë

Një zjarr i madh ka përfshirë këtë të enjte pasdite tregun e rrobave të përdorura në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij, shkruan Euronewsal. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë zjarr ndërsa banorët e zonës janë…

Lajme

08/01/2026 23:44

Një zjarr i madh ka përfshirë këtë të enjte pasdite tregun e rrobave të përdorura në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij, shkruan Euronewsal.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë zjarr ndërsa banorët e zonës janë alarmuar nga tymi dhe flakët e mëdha.

Nga burime thuhet se janë rreth 15 automjete zjarrëfikëse dhe 70 trupa personel që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarrit dhe tymit të dendur, banorët e pallateve përreth janë evakuuar nga banesat e tyre.