Nuhiu gati të bëjë hapin e madh, pritet të marrë drejtimin e Altachut

Ish-sulmuesi kosovar, Atdhe Nuhiu mund të marrë drejtimin e skuadrës së Altachut në Bundesligën e Austrisë. Kjo pasi që trajneri i deritanishëm, Fabio Ingolitsch u largua nga skuadra austriake, ku Nuhiu ishte pjesë e stafit të tij. Siç raporton Arlind Sadiku, Nuhiu shihet si kandidati kryesor nga hierarkia e klubit austriak për të marrë postin…

Sport

07/01/2026 18:42

Ish-sulmuesi kosovar, Atdhe Nuhiu mund të marrë drejtimin e skuadrës së Altachut në Bundesligën e Austrisë.

Kjo pasi që trajneri i deritanishëm, Fabio Ingolitsch u largua nga skuadra austriake, ku Nuhiu ishte pjesë e stafit të tij.

Siç raporton Arlind Sadiku, Nuhiu shihet si kandidati kryesor nga hierarkia e klubit austriak për të marrë postin e trajnerit.

Madje ai kishte udhëhequr skuadrën në stërvitjen e fundit të tyre.

Nuhiu, gjithashtu është edhe asistent i Franco Fodës te Përfaqësuesja e Kosovës.