Situatë alarmante në Poklek të Drenasit pas reshjeve të shiut, banorët evakuohen me barka

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë tërë vendin gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime në disa zona, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve. Si pasojë e nivelit të lartë të ujit, në shumë lokalitete qarkullimi është penguar, ndërsa në disa raste janë ndërmarrë masa emergjente për evakuimin e banorëve. Në fshatin Poklek…

Lajme

06/01/2026 11:14

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë tërë vendin gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime në disa zona, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve.

Si pasojë e nivelit të lartë të ujit, në shumë lokalitete qarkullimi është penguar, ndërsa në disa raste janë ndërmarrë masa emergjente për evakuimin e banorëve.

Në fshatin Poklek të Drenasit, për shkak të përmbytjeve, autoritetet kanë përdorur varka për evakuimin e banorëve nga zonat e rrezikuara./Lajmi.net/

VIDEO