Në QNR po vazhdon numërimi i votave nga votimi me kusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur dhe po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Sipas KQZ-së, procesi i numërimit ka filluar të martën, më 6 janar 2026, në orën 09:00,…

Lajme

06/01/2026 11:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur dhe po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Sipas KQZ-së, procesi i numërimit ka filluar të martën, më 6 janar 2026, në orën 09:00, raporton lajmi.net

Deri në orën 10:00 të së njëjtës ditë, në QNR janë numëruar 18 nga gjithsej 57 vendvotime ku ishte mundësuar votimi me kusht.

Vendvotimet e numëruara deri më tani i përkasin komunave: Deçan (1), Gjakovë (2), Drenas (1), Gjilan (2), Dragash (1), Istog (1), Kaçanik (1), Klinë (1), Fushë Kosovë (2 nga 3), Novobërdë (1), Shtërpcë (1), Junik (1), Mamushë (1), Obiliq (1) dhe Kllokot (1)./Lajmi.net/