Qeveria në detyrë ndan 10 mijë euro për funeralin e Akademik Nexhat Dacit

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilin ka marr vetëm një vendim. Sipas njoftimit për media, në këtë mbledhje u ndanë 10 mijë euro me qëllim të mbështetjes financiare për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për Akademik Nexhat Dacin. “Ndarë 10,000.00€ (dhjetë mijë euro), me qëllim të mbështetjes…

Lajme

02/01/2026 16:41

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilin ka marr vetëm një vendim.

Sipas njoftimit për media, në këtë mbledhje u ndanë 10 mijë euro me qëllim të mbështetjes financiare për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për Akademik Nexhat Dacin.

“Ndarë 10,000.00€ (dhjetë mijë euro), me qëllim të mbështetjes financiare për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për veprimtarin e Republikës së Kosovës, Akademik Nexhat Daci”, thuhet në njoftim.