“Ky mort na bëri të bashkohemi këtu” – Kurti deklarohet në Akademinë Përkujtimore për Nexhat Dacin
Në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës po mbahet akademi përkujtimore kushtuar ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci, i cili u nda nga jeta më 1 janar 2026, në moshën 81-vjeçare. Në këtë ceremoni përkujtimore ka marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka vlerësuar lart kontributin e Dacit në ndërtimin dhe funksionimin…
Lajme
Në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës po mbahet akademi përkujtimore kushtuar ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci, i cili u nda nga jeta më 1 janar 2026, në moshën 81-vjeçare.
Në këtë ceremoni përkujtimore ka marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka vlerësuar lart kontributin e Dacit në ndërtimin dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës, duke e cilësuar atë si një figurë të rëndësishme të jetës parlamentare të vendit, transmeton lajmi.net.
Gjatë fjalës së tij, Kurti theksoi se rasti mortor ka bërë bashkë përfaqësuesit institucionalë në një moment të veçantë për Kuvendin e Kosovës, në një periudhë kalimtare ndërmjet dy legjislaturave.
“Sot, më 2 janar 2026, një rast mortor na ka bërë bashkë këtu në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, në një periudhë të ndërmjetme për institucionin legjislativ të Republikës sonë, teksa legjislatura e kaluar e Kuvendit është shpërndarë, ndërsa legjislatura e re ende nuk është nxjerrë dhe konsoliduar. Ky mort na bëri të bashkohemi këtu në Kuvendin e Republikës”, tha Kurti./lajmi.net/