Kurti apo Limaj, kush mori më shumë vota në Malishevë?

Janë numëruar 100 për qind e votave për kandidatët për deputetë në qytetin e Malishevës. Në rezultatet e procesuara nga KQZ, del që kryetari i VV-së, Albin Kurti mori më shumë vota në vendlindje se sa i pari i Nismës, Fatmir Limaj, transmeton lajmi.net. Kurti mori 7990 vota, kurse Limaj mori 6935 vota. Kurse, VV…

Lajme

02/01/2026 10:43

Janë numëruar 100 për qind e votave për kandidatët për deputetë në qytetin e Malishevës.

Në rezultatet e procesuara nga KQZ, del që kryetari i VV-së, Albin Kurti mori më shumë vota në vendlindje se sa i pari i Nismës, Fatmir Limaj, transmeton lajmi.net.

Kurti mori 7990 vota, kurse Limaj mori 6935 vota.

Kurse, VV në Malishevë mori 9890 vota, ndërsa Nisma 8233 vota./lajmi.net/