Prizren: Publikoi pamje duke gjuajtur me armë në natën e Vitit të Ri, Policia arreston të dyshuarin

Në Prizren, gjatë natës së ndërrimit të viteve, janë publikuar në rrjetet sociale pamje ku shihen persona duke shtënë me armë, rreth orës 00:00 më 1 janar 2026. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar 41 gëzhoja dhe dy pistoleta pa fishekë. Tre të dyshuar janë sjellë në stacion; dy prej…

Lajme

02/01/2026 09:39

Në Prizren, gjatë natës së ndërrimit të viteve, janë publikuar në rrjetet sociale pamje ku shihen persona duke shtënë me armë, rreth orës 00:00 më 1 janar 2026.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar 41 gëzhoja dhe dy pistoleta pa fishekë.

Tre të dyshuar janë sjellë në stacion; dy prej tyre janë liruar pas inicimit të rastit, ndërsa një është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti lidhet me festimet e Vitit të Ri dhe është në hetim të mëtejshëm./lajmi.net/