Ministria e Arsimit: Akademik Nexhat Daci do të mbahet mend për kontributin e tij
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka reaguar për ndarjen nga jeta të akademik Nexhat Dacit, ish-kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe ish-kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ministria ka thënë se Daci ishte profesor i shquar i Universitetit të Prishtinës dhe dha kontribut të rëndësishëm në fushën…
Lajme
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka reaguar për ndarjen nga jeta të akademik Nexhat Dacit, ish-kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe ish-kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ministria ka thënë se Daci ishte profesor i shquar i Universitetit të Prishtinës dhe dha kontribut të rëndësishëm në fushën akademike, shkencore dhe institucionale të vendit. Ai shërbeu si deputet, kryetar i Kuvendit dhe kryetar i ASHAK-ut në dy mandate, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në shoqërinë kosovare.
Tutje, ministria theksoi se vdekja e tij përbën një humbje të madhe për familjen, komunitetin akademik dhe institucionet e vendit.