Acari përfshin Kosovën në orët e para të Vitit të Ri, temperaturat bien deri në -15°C
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në orët e para të Vitit të Ri, u shënuan temperatura tejet të ulëta. Bazuar në matjet e Institutit, në Vërbicë e Zhegocit në komunën e Gjilanit, u shënua temperatura më e ulët e ditës, -15°C. Pas tij renditet Brezovica dhe Podujeva me – 13°C. “Gjatë orëve të…
Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në orët e para të Vitit të Ri, u shënuan temperatura tejet të ulëta.
Bazuar në matjet e Institutit, në Vërbicë e Zhegocit në komunën e Gjilanit, u shënua temperatura më e ulët e ditës, -15°C.
Pas tij renditet Brezovica dhe Podujeva me – 13°C.
“Gjatë orëve të mëngjesit janë regjistruar temperatura minimale në disa zona të vendit. Temperatura më e ulët e ditës: -15°C në Vërbicë e Zhegocit (Komuna e Gjilanit)”, thuhet në njoftim.
