Veseli: Viti 2025 ishte më i qetë, pa incidente si rasti i Banjskës

Afrim Veseli, kolonel në pension i Forca e Sigurisë së Kosovës, ka folur lidhur me sigurinë në vend gjatë vitit 2025. Ai ka thënë se viti 2025 ishte më i qetë krahasuar me vitet paraprake. “Nuk patëm incidente të llojit të Banjskës. Konsideroj që ka qenë një vit i rëndë dhe gëzohem që sot është 31…

Lajme

31/12/2025 18:54

Afrim Veseli, kolonel në pension i Forca e Sigurisë së Kosovës, ka folur lidhur me sigurinë në vend gjatë vitit 2025.

Ai ka thënë se viti 2025 ishte më i qetë krahasuar me vitet paraprake.

“Nuk patëm incidente të llojit të Banjskës. Konsideroj që ka qenë një vit i rëndë dhe gëzohem që sot është 31 dhjetori dhe e kaluam këtë vit”, ka deklaruar Veseli në Dukagjin.

Veseli është shprehur i ndrojtur për vitin 2026, duke theksuar: “çka na pret”.

“Po hyjmë në një vit me shumë të panjohura. Gjatë gjithë vitit jemi përballur me sfida të ndryshme, me lajme të ndryshme, me qëndrime të ndryshme të institucioneve dhe zyrtarëve të shtetit”, ka thënë ai, duke shtuar se gjatë gjithë vitit ishte krijuar një “psikozë e luftës”.

“Qytetari i Kosovës çdo të dytën apo të tretën ditë ka pasur një lajm se Serbia do të na sulmonte”, ka thënë ai.