Ambasadori britanik uron qytetarët e Kosovës për vitin e ri 2026: Paqe, harmoni dhe prosperitet për të gjithë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026, duke shprehur dëshirën që ky vit i ri të sjellë harmoni dhe lidhje të forta midis komuniteteve. Në urimin e tij të publikuar në rrjetet sociale, Hargreaves ka shkruar:“Ndërsa mirëpresim vitin 2026, u dërgoj urimet e mia më…

Lajme

31/12/2025 18:33

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026, duke shprehur dëshirën që ky vit i ri të sjellë harmoni dhe lidhje të forta midis komuniteteve.

Në urimin e tij të publikuar në rrjetet sociale, Hargreaves ka shkruar:
“Ndërsa mirëpresim vitin 2026, u dërgoj urimet e mia më të ngrohta të gjithëve në Kosovë për një vit të mbushur me paqe, mundësi dhe shpresë.”

Ai ka shtuar gjithashtu:
“Urojmë që ky vit i ri të sjellë harmoni, lidhje të forta midis komuniteteve dhe një angazhim të përbashkët për drejtësi dhe prosperitet për të gjithë.”

Ambasadori britanik ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë, duke e konsideruar të domosdoshme për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për Kosovën. /Lajmi.net/