Hamza uron vitin e ri 2026: Besoj te qytetarët, te Kosova dhe te e ardhmja jonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026 përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke shprehur shpresën se viti i ri do të shënojë një fillim të ri për Kosovën. Në mesazhin e tij, Hamza ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe ka theksuar se, pavarësisht sfidave,…

Lajme

31/12/2025 17:44

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026 përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke shprehur shpresën se viti i ri do të shënojë një fillim të ri për Kosovën.

Në mesazhin e tij, Hamza ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe ka theksuar se, pavarësisht sfidave, e ardhmja e Kosovës mbetet përpara dhe do të ndërtohet së bashku, me punë të ndershme dhe besim të ndërsjellë.

“Unë besoj te qytetarët tanë. Besoj te Kosova. Besoj te një e ardhme më e mirë për secilin”, ka shkruar Hamza, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit.

Ai ka uruar shëndet, paqe dhe gëzime për të gjitha familjet në Kosovë, duke e përmbyllur mesazhin me urimin për Vitin e Ri 2026. /Lajmi.net/