Kush është Alban Bajrami në Vetëvendosje që i la prapa me vota edhe Bashën, Mujën, Bahtirin e të tjerët ?

Një nga emrat jo shumë të njohur në publik, por që duket se po merr një numër tejet të lartë të votave në Vetëvendosje, është Alban Bajrami nga Ferizaj. Bajrami edhe pse jo shumë i “vjetër” në Vetëvendosje, fokusin e fushatës së tij e pati në tiktok. Bajrami përdori jashtëzakonisht shumë komunikimin përmes tiktok-ut me…

Lajme

31/12/2025 11:49

Një nga emrat jo shumë të njohur në publik, por që duket se po merr një numër tejet të lartë të votave në Vetëvendosje, është Alban Bajrami nga Ferizaj.

Bajrami edhe pse jo shumë i “vjetër” në Vetëvendosje, fokusin e fushatës së tij e pati në tiktok.

Bajrami përdori jashtëzakonisht shumë komunikimin përmes tiktok-ut me të rinjt nëpër vende të ndryshme të Kosovës.

Përpos kësaj, ai nuk hezitoi t’u bashkohej debateve televizive, gjë që e bëri edhe më të njohur në publik.

Bajrami, deri më tani ka 26 mijë e 238 vota, duke u renditur kështu si i 15-ti në listën e Vetëvendosjes.

Bajrami arriti që t’i la pas emrat e bujshëm të Vetëvendosjes si, Dimal Basha,  Armend Muja, Ardian Gola, Artane Rizvanolli, Arbërie Nagavci, Agim Bahtiri, Arbër Rexhaj, Hysen Durmishi, Artan Abrashi e Rozeta Hajdarin./Lajmi.net/

https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/mcc?municipality=0&fbclid=IwY2xjawO97DxleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFDQmF3ZXFTaDZHUWFwTENuc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHpMOJXC7d2LraMNjZWfoP2v_47uXPCkE3ftswXOWY-C_bYp8jaTyhIa7WYwB_aem_zj5H560MBQ3EflewD9tRhQ&votingStation=0&pollingClass=0