Zjarri që i mori jetën fëmijës 1 vjeçar në Prizren, nisi në rrethana të panjohura – Dy fëmijët e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën
Një zjarr ka shpërthyer dje në një shtëpi në Prizren, duke i marrë jetën një fëmije të moshës 1 vjeçare. Nga ky zjarr, dy fëmijë të tjerë kanë pranuar tretman mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë, shkruan lajmi.net. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, ndërsa prokurori ka vendosur që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet…
Lajme
Një zjarr ka shpërthyer dje në një shtëpi në Prizren, duke i marrë jetën një fëmije të moshës 1 vjeçare.
Nga ky zjarr, dy fëmijë të tjerë kanë pranuar tretman mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë, shkruan lajmi.net.
Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, ndërsa prokurori ka vendosur që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion.
“Rr. 12 Qershori, Prizren 30.12.2025 – 09:50. Në rrethana të pa njohura nga zjarri është përfshirë një shtëpi. Si pasojë, një fëmijë rreth 1 vjeçar ka humbur jetën, ndërsa dy fëmijë tjerë kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Zjarrfikësit kanë shuar zjarri. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/