Fundvit i hidhur në Kosovë, katër persona vdiqën në mënyrë tragjike brenda dy ditëve

Një fundvit i rëndë ishte për disa familje në Kosovë. Mëngjesin e së martës një aksident trafiku i mori jetën një këmbësori në Bresje të Fushë-Kosovës. Nga goditja prej një veturë në lëvizje personi humbi jetën. E një ngjarje tjetër e rëndë u raportua në Prizren. Një foshnje rreth 1 vjeç vdiq si shkak i…

Lajme

31/12/2025 09:56

Një fundvit i rëndë ishte për disa familje në Kosovë.

Mëngjesin e së martës një aksident trafiku i mori jetën një këmbësori në Bresje të Fushë-Kosovës.

Nga goditja prej një veturë në lëvizje personi humbi jetën.

E një ngjarje tjetër e rëndë u raportua në Prizren.

Një foshnje rreth 1 vjeç vdiq si shkak i zjarrit që kaploi shtëpinë e familjes. Nëna bashkë me tre fëmijët e tjerë shpëtuan të gjallë, kurse foshnja humbi jetën sipas hetimeve të para nga tymi i krijuar pas zjarrit.

Ngjarjet e rënda në Kosovë në ditët e fundit nuk përfunduan me kaq.

Pasditen e djeshme një rast i rëndë u raportua në Pejë, ku dy të rinj vdiqën në një villë.

Bëhet fjalë për një femër rreth 29 vjeçare dhe një mashkull rreth 23 vjeç.

Të njëjtit u gjetën pa shenja jete brenda kësaj ville, derisa nga hetimet e kryera deri tani nuk dihet se si rodhi ky rast.

Policia dhe Prokuroria janë duke vazhduar hetimet në këtë rast derisa deri më tani vdekja mbetet enigmatike./Lajmi.net/