Zafir Berisha: Mërgimtarin që festoi me kusia e ftova në vitin 1998 që t’i bashkohej luftës, më tha që ka problem me zemër
Ish-deputeti Zafir Berisha ka treguar një histori interesante. Ai ka rrëfyer se një nga personat që festonin me “kusia” për Kurtin e kishte njohur në vitin 1998, në mërgim. Sipas Zafir Berishës, në vitin 1998 ai e kishte thirrur këtë person që t’i përgjigjej luftës, por ky i kishte thënë se kishte problem me zemrën…
Lajme
Ish-deputeti Zafir Berisha ka treguar një histori interesante.
Ai ka rrëfyer se një nga personat që festonin me “kusia” për Kurtin e kishte njohur në vitin 1998, në mërgim.
Sipas Zafir Berishës, në vitin 1998 ai e kishte thirrur këtë person që t’i përgjigjej luftës, por ky i kishte thënë se kishte problem me zemrën dhe e kishte refuzuar.
Postimi i plotë:
Rastësisht pashë disa video ku disa “patriotë” të ardhur nga Perëndimi festonin me “kusia”, për fitoren babait e tyre.
Sinqerisht, u shqetësova për shëndetin e tyre mendor dhe mendova me vete: a thua ende ka njerzë të këtij niveli në shoqërinë tonë?
Kulmi i komedisë ishte kur pashë njërin, që nuk i kishte mbetur asnjë dhëmbë në gojë, duke bërtitur “baba, baba”.
Të njëjtit njeri e kisha njohur në vitin 1998, kur unë isha mërgimtar dhe ndjeva obligim moral e kombëtar t’i përgjigjem luftës për lirinë e Kosovës, ai thoshte se ishte i sëmurë nga zemra.
Sot, pas 27 vitesh, del shëndosh si “kollomoq” vetëm se zemra i qenka shëruar mrekullisht, ndërsa ka mendja paska rrëshqit pak, dhe me vones kish ardhën me “çliru” Kosovën me grykën e “kusis”!