Aksident në autostradën “Arben Xhaferi” – Lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:20 në hyrje-daljen e autostradës “Arben Xhaferi” në Lipjan. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. Ai ka thënë se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe janë lënduar pesë persona. “Në ora 16:20 është lajmëruar një aksident trafiku të ndodhur në hyrje-daljen…

Lajme

30/12/2025 18:31

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:20 në hyrje-daljen e autostradës “Arben Xhaferi” në Lipjan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe janë lënduar pesë persona.

“Në ora 16:20 është lajmëruar një aksident trafiku të ndodhur në hyrje-daljen e autostradës në Lipijan. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me procedurat në vendngjarje”, ka thënë Krasniqi. /Lajmi.net/