Rama shpërthen për pezullimin e Ballukut: Kërkesë e paprecedentë

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit ka folur edhe lidhur me kërkesën e pezullimit të ministres, Belinda Balluku. Rama shprehet se kërkesa është skandaloze dhe se nuk ka ndodhur kurrë një rast i tillë në botë ku kërkohet pezullimi i një ministreje. Ai shtoi se morën një vendim institucional duke e dërguar çështjen në…

Lajme

30/12/2025 12:51

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit ka folur edhe lidhur me kërkesën e pezullimit të ministres, Belinda Balluku. Rama shprehet se kërkesa është skandaloze dhe se nuk ka ndodhur kurrë një rast i tillë në botë ku kërkohet pezullimi i një ministreje.

Ai shtoi se morën një vendim institucional duke e dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, raporton euronews.al.

“16 mijë faqe janë një vandak me dokumente zyrtare. S’ka nevoje të shohësh. USB-ja e sjellë nga Prokuroria nuk e ka tërhequr asnjë deputeti i PS, as ministrja, as avokati. Mos të krijojmë asnjë shteg se këto i kanë nxjerrë ato.

Nuk kemi të bëjmë me ndryshim qëndrimi, kemi të bëjmë me një qëndrim të duhur sepse rasti vjen ne Parlament. Përpara se të vinte në Parlament erdhi u fut në territorin e pushtetit ekzekutiv brutalisht me një kërkesë skandaloze për pezullim e pandodhur në historinë e botës. E kemi kërkuar gjithandej nëse ka një të dytë, nuk ka.

Nuk ka ndodhur në asnjë vend të votës që të mblidhen bashkë një prokurori dhe një gjykatës që të pezullohet një ministër se duam ne. Ne mbajtëm një vendim institucional, shkuam në Gjykatën Kushtetuese dhe në Parlament do të bënim një qëndrim.

Shqipëria ka shumë gjera të tjera që ndodhin dhe bëhen, ndërkohë po ju them disa gjera që nuk i gjen në asnjë nga tenxhere mediatike dhe politike që njerëzit nuk i dëgjojnë. Po u them se Shqipëria është vendi me skandaloz i gjithë komunitetit të Këshillit te Evropës.

E thonë shifrat të cilat kanë alarmuar Komisionin për parandalimin e torturës në Këshillin e Evropës, dhe flasim për drejtësinë tonë. Jemi në fund të listës me një diferencë nga të tjerët për paraburgimin, burgosjen e njerëzve pa gjyq”, tha ai.