Rozeta Hajdari e Artane Rizvanolli larg me vota, qytetarët nuk i bëjnë pjesë të top ish-ministrave më të votuar
Dje ka filluar numërimi i votave për kandidatët për deputetë. Në Qendrat për Numërim dhe Rezultatet procesi nisi rreth orës 12:00, ndërsa në gjashtë komuna veçse ka përfunduar. E derisa po vazhdon numërimi, KQZ po publikon vazhdimisht edhe numrin e votave. Nga Lëvizja Vetëvendosje tanimë po dihen edhe më të votuarit. Por nga emrat e…
Lajme
Dje ka filluar numërimi i votave për kandidatët për deputetë.
Në Qendrat për Numërim dhe Rezultatet procesi nisi rreth orës 12:00, ndërsa në gjashtë komuna veçse ka përfunduar.
E derisa po vazhdon numërimi, KQZ po publikon vazhdimisht edhe numrin e votave.
Nga Lëvizja Vetëvendosje tanimë po dihen edhe më të votuarit.
Por nga emrat e ish-ministrave që po triumfojnë aty mungojnë Artane Rizvanolli e Rozeta Hajdari.
E para e kritikuar vazhdimisht për mungesën e energjisë-elektrike dhe bashkëpunimin me kompanitë e Vuk Hamoviq, e dyta nën aktakuzë për një nga rastet më të mëdha të korrupsionit atë të rezervave shtetërore.
Deri më tani, Rozeta Hajdari ka vetëm 4 mijë e 305 vota, kurse Artane Rizvanolli ka pak më shumë 6 mijë e 321./Lajmi.net/