Raportohet zhdukja e dy personave në Fushë-Kosovë

Një vajzë dhe një djalë janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit në Fushë-Kosovë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në rastin e parë, një person raportoi se vajza e kunatit është zhdukur nga dita e premte. “Rr. Kadri Minushi, Fushë Kosovë  26.12.2025 – 22:00.Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e kunatit…

Lajme

30/12/2025 09:37

Një vajzë dhe një djalë janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në rastin e parë, një person raportoi se vajza e kunatit është zhdukur nga dita e premte.

Rr. Kadri Minushi, Fushë Kosovë  26.12.2025 – 22:00.Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e kunatit ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Në rastin e dytë, një person raportoi se djali i tij i mitur është zhduku nga e shtuna.

Rr. Bedri Pejani, Fushë Kosovë 27.12.2025 – 12:00. Më 29.12.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, njofton Policia.