Gjeti kuletën e një personi me 800 euro e dokumente tek parkingu i një pompe dhe nuk ia ktheu – Policia arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës ka njoftuar se ishte raportuar se një i dyshuar mashkull ka gjetur një portofol në parkingun e një pompe derivatesh që i kishte rënë viktimës mashkull kosovar dhe në të sipas tij kishte 800 euro dhe dokumente. I dyshuari nuk ka raportuar askund gjetjen e parave, ai  është identifikuar e arrestuar dhe…

Lajme

30/12/2025 09:12

Policia e Kosovës ka njoftuar se ishte raportuar se një i dyshuar mashkull ka gjetur një portofol në parkingun e një pompe derivatesh që i kishte rënë viktimës mashkull kosovar dhe në të sipas tij kishte 800 euro dhe dokumente.

I dyshuari nuk ka raportuar askund gjetjen e parave, ai  është identifikuar e arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Viktimës i janë kthyer portofoli me 500 euro ./Lajmi.net/