Sami Lushtaku: Nuk do ta uroj kurrë Albin Kurtin për fitoren, ai ka vjedhur votat

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, ka deklaruar se nuk do ta uronte Albin Kurtin, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të së dielës. I ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Frontal” në televizionin T7, Lushtaku theksoi se nuk ka asnjë arsye për të uruar Kurtin. “Jo, absolut jo. Ai ia ka…

Lajme

29/12/2025 18:13

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, ka deklaruar se nuk do ta uronte Albin Kurtin, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të së dielës. I ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Frontal” në televizionin T7, Lushtaku theksoi se nuk ka asnjë arsye për të uruar Kurtin.

“Jo, absolut jo. Ai ia ka vjedhur votat edhe kandidatit të PDK-së në Mitrovicë”, tha Lushtaku, duke shtuar se qëndrimi i tij është personal dhe i ndryshëm nga ai i Bedri Hamzës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i cili më herët pati uruar Kurtin për fitoren.

Lushtaku shpjegoi se, ndonëse Hamza është kryetar i partisë, ai ka mendimin e tij personal dhe nuk ka ndërmend të uronte Kurtin për fitore. “Unë asnjëherë nuk ia uroj, as nuk dëshiroj që Albin Kurti të jetë kryeministër i vendit”, tha ai.

Sipas tij, qeverisja e Kurtit ka sjellë dëm të madh për Kosovën. “Kjo është e keqja më e madhe e Republikës së Kosovës ndonjëherë”, përfundoi Lushtaku. /Lajmi.net/