Anëtari i KPK-së kërkon sqarime nga Qalaj që propozoi Lumezin: Ku është baza ligjore me u përcaktu zëvendës i Kryeprokurorit të Shtetit?

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit e ka publikuar kërkesën e Aleksandër Lumezit drejtuar U.D. të kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, për refuzimin e propozimit për zv/Kryeprokuror të Shtetit. Lumezi ka thënë se s’mund ta marrë këtë detyrë për shkak të “angazhimeve të mia profesionale si prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe në Komisionin…

Lajme

29/12/2025 14:37

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit e ka publikuar kërkesën e Aleksandër Lumezit drejtuar U.D. të kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, për refuzimin e propozimit për zv/Kryeprokuror të Shtetit.

Lumezi ka thënë se s’mund ta marrë këtë detyrë për shkak të “angazhimeve të mia profesionale si prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe në Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve të të gjitha niveleve”.

Propozimi që Lumezi të bëhet zv/Kryeprokuror i Shtetit erdhi nga Agron Qalaj, si U.D i Kryeprokurorit të Shtetit.

E në letrën “refuzuese” të Lumezit u tha kjo “I nderuar U. D. i Kryeprokurorit të Shtetit, ju falenderoj sinqerisht për besimin dhe propozimin për të marrë mandatin e Zëvëndës Kryeprokurorit të Shtetit për një mandat 4 vjeçar. E vlerësoj propozimin tuaj dhe mundësinë që më është ofruar.Pas një shqyrtimi të kujdesshëm të përgjegjësive dhe angazhimeve që kjo pozitë kërkon, kam arritur në përfundim se në këtë moment nuk do të jem në gjendje të pranoj këtë detyrë, për shkak të angazhimeve të mia profesionale si prokuror në Zyren e Kryeprokurorit të Shtetit dhe në Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve të të gjitha niveleve. Për këto arsye me keqardhje kam vendos të refuzoj këtë propozim.Ju falënderoj edhe një herë për vlerësimin e treguar ndaj meje. Ju uroj shumë suksese në vazhdim në punën tuaj”.

Në mbledhjen e sotme, Qalaj shkurtimisht deklaroi se Lumezi e ka refuzuar propozimin.

Pas kësaj, anëtari i këshillit, Visar Krasniqi deklaroi se duhet dhënë sqarime shtesë rreth kësaj çështje.

“Ku është baza ligjore me u përcaktu U.D Zëvendës i Kryeprokurorit. Kërkojmë sqarime shtesë pse është bërë ky propozim, e pastaj tërheqja e refuzimi nga z.Lumezi.Pra thjesht me një kërkesë të Lumezit me u tërheq kjo, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Pra ka rëndësi me u sqaru në publik se ka erdhi ky propozim e u tërhoq”,deklaroi Krasniqi, transmeton lajmi.net.

Ai madje tha se s’është në rregull kjo e kërkoi të diskutohet më gjerësisht./Lajmi.net/