Numërimi i votave të kandidatëve, këto janë top pesëshet e partive sipas të dhënave të fundit

Komisioni Qendror Zgjedhor ka filluar sot numërimin e votave për kandidatët në listat zgjedhore të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të zhvilluara dje. Tanimë KQZ po publikon në kohë reale edhe votat e mbledhura për kandidatë. Në kuadër të kësaj dihen tanimë edhe top 5 shet që siç duket do të kandidojnë për më të votuarit në…

Lajme

29/12/2025 14:08

Komisioni Qendror Zgjedhor ka filluar sot numërimin e votave për kandidatët në listat zgjedhore të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të zhvilluara dje.

Tanimë KQZ po publikon në kohë reale edhe votat e mbledhura për kandidatë.

Në kuadër të kësaj dihen tanimë edhe top 5 shet që siç duket do të kandidojnë për më të votuarit në për parti.

Vetëvendosje po prinë votat për Albin Kurtin, Glauk Konjufcën, Arsim Ademi, Rufki Sumën, Fahrush Rexhepin e pas tij edhe Hekuran Murati me një afërsi votash.

Kurse në PDK, pas Bedri Hamzës janë Sylejman Berisha, Arben Mustafa, Elmi Recica dhe Besim Ilazi e Përparim Gruda.

LDK është Lumir Abdixhiku, pas tij Vjollca Kadolli Halili, Halil Musliu, Faruk Nura dhe Hyekmete Bajrami.

Kurse tek AAK-ja Ramush Haradinaj, Bekë Berisha, Besnik Tahiri, Daut Haradinaj e Ahmet Isufi./Lajmi.net/