Ende pa u numëruar të gjitha votat, Kurti me vetëm rreth 8 mijë vota më pak se Osmani më 2021-tën
Menjëherë pas përfundimit të votimit, pak orë më pas, KQZ ka publikuar rezultatet preliminare të këtyre zgjedhjeve, pa u numëruar votat me kusht, ato me postë të diasporës dhe të personave me nevoja të veçanta. Bazuar në këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Albin Kurtin, ka dal e para me 49,28% të votave…
Lajme
Menjëherë pas përfundimit të votimit, pak orë më pas, KQZ ka publikuar rezultatet preliminare të këtyre zgjedhjeve, pa u numëruar votat me kusht, ato me postë të diasporës dhe të personave me nevoja të veçanta.
Bazuar në këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Albin Kurtin, ka dal e para me 49,28% të votave apo me gjithsej 430 mijë e 459 vota.
Ky rezultat është shumë i përafërt me atë që korri LVV në 2021-tën, kur bartëse e listës ishte Vjosa Osmani.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Listën Guxo të udhëhequr atëkohë nga Vjosa Osmani, kishte siguruar 438,335 vota, apo 50.28 për qind të votave të përgjithshme.
Rezultati përfundimtar pritet të konfirmohet pas përfundimit të numërimit të të gjitha kategorive të votave, ndërsa mbetet të shihet nëse Lëvizja Vetëvendosje do të arrijë ta tejkalojë rezultatin e saj historik të vitit 2021. /Lajmi.net/