Kryeziu: Partitë opozitare t’i kthehen reformës së brendshme dhe politikës përmbajtësore

Ismet Kryeziu nga IKD, ka shkruar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të djeshme nacionale. Ai ka thënë se rezultatet zgjedhore kanë treguar se reformat kozmetike nuk vlerësohen nga qytetarët, shkruan lajmi.net. Kryeziu ka thënë se pluralizmi politik nuk matet me numrin e partive dhe as nuk është problem i fituesit të zgjedhjeve, por i…

Lajme

29/12/2025 11:58

Ismet Kryeziu nga IKD, ka shkruar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të djeshme nacionale.

Ai ka thënë se rezultatet zgjedhore kanë treguar se reformat kozmetike nuk vlerësohen nga qytetarët, shkruan lajmi.net.

Kryeziu ka thënë se pluralizmi politik nuk matet me numrin e partive dhe as nuk është problem i fituesit të zgjedhjeve, por i partive opozitare që mbajnë përgjegjësinë të artikulojnë alternativa të besueshme, të ushtrojnë kontroll politik dhe të strukturojnë debatin publik.

“Partitë opozitare duhet t’i kthehen reformës së brendshme dhe politikës përmbajtësore; përndryshe, rrezikojnë të përfundojnë si shumë parti opozitare në rajon: të parëndësishme për nga ndikimi dhe të paqarta për atë që përfaqësojnë, kujt i shërbejnë dhe për çfarë qëndrojnë”, ka shtuar Kryeziu. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë: