Nisma nuk e kaloi pragun, vjen reagimi i parë: Ne nuk kemi arsye të ulim kokën, ky nuk është fundi i rrugës
Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala ka reaguar pasi partia nga e cila vjen ai, nuk ka arritur të kaloj pragun. Ai ka thënë se pavarësisht rezultatit, ata e kanë bërë këtë rrugë drejt, me nder dhe me përgjegjësi. “Ne hymë në këtë garë me një bindje të qartë: se përballë kësaj qeverisjeje…
Lajme
Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala ka reaguar pasi partia nga e cila vjen ai, nuk ka arritur të kaloj pragun.
Ai ka thënë se pavarësisht rezultatit, ata e kanë bërë këtë rrugë drejt, me nder dhe me përgjegjësi.
“Ne hymë në këtë garë me një bindje të qartë: se përballë kësaj qeverisjeje nuk mjafton secili veç e veç. Kërkuam bashkim, kërkuam pjekuri dhe një qasje më të gjerë për interesin e Kosovës. Ky bashkim nuk u arrit. Jo sepse ishte i gabuar, por sepse ende nuk u kuptua plotësisht sa i domosdoshëm është”, ka thënë Shala.
Ai ka thënë se pa një rreshtim të vërtetë të forcave që ndajnë të njëjtin vizion për shtetin, ndryshimi mbetet i vështirë.
“Megjithatë, ne nuk kemi arsye të ulim kokën. Sepse nuk u tërhoqëm, nuk u fshehëm dhe nuk u dorëzuam. Çdo votë që na u dha është përgjegjësi, dhe çdo besim i qytetarëve është amanet. Ne mbetemi aty ku kemi qenë gjithmonë: Me këtë rrugë politike, me Fatmir Limajn dhe me njerëzit që besojnë se politika bëhet me qëndrueshmëri, e jo me kalkulime të momentit”, ka thënë Shala.
Ai ka thënë se nuk është fundi i rrugës.
“Është një dëshmi se Kosova ka nevojë për më shumë vetëdije, më shumë bashkim dhe më pak ego. Ne vazhdojmë. Me kokën lart. Me qetësi. Me vepra. Sepse rrugët e drejta nuk maten vetëm me një rezultat, por me mënyrën si qëndrohet në to”, ka shtuar Shala ndër të tjera. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: