PLE e fiton një ulëse në Kuvend, Veton Berisha: Ky rezultat nuk është ai që do të duhej të ishte

Partia Liberale Egjiptiane, ka fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës. Në lidhje me këtë, ka njoftuar i pari i kësaj partie, Veton Berisha i cili është shprehur i pakënaqur me rezultatin. “Ju konfirmoj se Partia Liberale Egjiptiane-PLE e KA FITUAR  mandatin e deputetit në Kuvendin e Kosovës! Sigurisht që ky rezultat nuk është ai…

Lajme

29/12/2025 10:56

Partia Liberale Egjiptiane, ka fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Në lidhje me këtë, ka njoftuar i pari i kësaj partie, Veton Berisha i cili është shprehur i pakënaqur me rezultatin.

“Ju konfirmoj se Partia Liberale Egjiptiane-PLE e KA FITUAR  mandatin e deputetit në Kuvendin e Kosovës! Sigurisht që ky rezultat nuk është ai që do të duhej të ishte dhe besoj arsyet dihen! Sepse ne e zgjodhem rrugën e fitorës ndershëm , pa mashtrime, pa joshje dhe pa përforcime nga jasht pra rrugën e respektit të dinjitetit të popullit!”, ka shkruar Berisha.

Ai ka thënë se po i presin rezultatet finale, shkruan lajmi.net.

“Të gjithëve pa dallim u jemi MIRNJOHËS gjithë jetën për mbështetjen dhe ketë fitore me rendësi për PLE-në!”, ka shtuar Berisha. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: