Deçani – Komuna e vetme ku AAK doli e para

Më 28 dhjetor, në të githa Komunat e Kosovës, saktësisht 38 sosh, janë mbajtur zgjedhjet nacionale. Nga këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje ka dal e para me më së shumti vota të fituara, dhe si e tillë ka dal në më së shumti Komuna. VV në të gjithë Kosovën ka mbledhur 49,3, PDK 21.01%, LDK 13,59%,…

Lajme

29/12/2025 08:22

Më 28 dhjetor, në të githa Komunat e Kosovës, saktësisht 38 sosh, janë mbajtur zgjedhjet nacionale.

Nga këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje ka dal e para me më së shumti vota të fituara, dhe si e tillë ka dal në më së shumti Komuna.

VV në të gjithë Kosovën ka mbledhur 49,3, PDK 21.01%, LDK 13,59%, AAK 5,68%, Lista Serbe 4,74% ndërsa Nisma Socialdemokrate nuk e ka kaluar pragun dhe ka marrë 1,72%.

Ndonëse rezultati i AAK-së nuk është shumë i kënaqshëm për ta, ky rezultat do t’iu siguroj atyre 6 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Komuna e vetme ku kjo parti ka dal e para është Deçani, që është bastion i AAK-së dhe vendlindja e të parit të kësaj partie, Ramush Haradinajt.

AAK në Deçan ka marrë 48,19%, pas saj është VV me 30,34%, LDK me 15,92, PDK me 4,3. Partia Liberale Egjiptiane me 0,3 dhe Nisma Socialdemokrate me 0,15%.

AAK në Kosovë, udhëheq në pesë Komuna të vendit. /Lajmi.net/