Sot nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Dje, në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale. Përmes rezultatit të këtyre zgjedh do të zgjidhen deputetët e legjislaturës së 10-të, si dhe pritet që të formohen institucionet. Në ueb-faqen e KQZ-së, dje vetëm se janë publikuar rezultatet preliminare të partive politike, ku VV ka dal e para me 49,3 për qind, PDK e…

Lajme

29/12/2025 08:07

Dje, në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale.

Përmes rezultatit të këtyre zgjedh do të zgjidhen deputetët e legjislaturës së 10-të, si dhe pritet që të formohen institucionet.

Në ueb-faqen e KQZ-së, dje vetëm se janë publikuar rezultatet preliminare të partive politike, ku VV ka dal e para me 49,3 për qind, PDK e dyta me 21,01 për qind, LDK e treta me 13,59 për qind dhe AAK e katërta me 5,68 për qind.

Sot, do të filloj numërimi i votave për kandidatët për deputet.

Për këtë ka njoftuar dje në konferencën e fundit të KQZ-së, kryetari i këtij Komisioni, Kreshnik Radoniqi.

‘’Shpalljen e rezultateve përfundimtare do ta bëjmë pasi të numërojmë, votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta, diasporës. Numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave të subjekteve politike do të fillojë nesër, sipas marrëveshjes tonë do të fillojë nga ora 12:00 për shkak se gjithë materiale sonte do të pranohet përgjatë tërë natës do të pranohet në Qendra Komunale të Numërimit, prandaj fillimi i punës për numërim do të bëhet prej orës 12 dhe do të vazhdojë në ditët në vijim’’, ka thënë Radoniqi dje. /Lajmi.net/