Uk Lushi jep tri arsyet kryesore, pse sipas tij Albin Kurti po i mundë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në

Veprimtari Uk Lushi ka reaguar pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve, ku VV ka dalë partia fituese, Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar tri arsyet kryesore pse sipas tij Albin Kurti po i mundë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në. Postimi i tij i plotë: Tri arsyet kryesore pse Albin Kurti po i mundë PDK-në, LDK-në…

Lajme

29/12/2025 00:20

Veprimtari Uk Lushi ka reaguar pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve, ku VV ka dalë partia fituese,

Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar tri arsyet kryesore pse sipas tij Albin Kurti po i mundë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në.

Postimi i tij i plotë:

Tri arsyet kryesore pse Albin Kurti po i mundë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në:

1) Tri partitë e mundura janë reaktive kundrejt Albin Kurtit dhe jo proaktive me vizione të guximshme që i do populli.

2) PDK, LDK dhe AAK janë të klanizuara në kryesitë dhe organet e tyre udhëheqëse. Aparatçikët dhe liderucët e çimentuar në organet e partisë nuk dinë dhe nuk kanë çka ofrojnë më. Partinë e duan veç për vete dhe klanin kurse votuesit i shohin si numra. Duhen reforma partiake dhe ndryshime në lidership me njerëz të shekullit 21.

3) PDK, LDK dhe AAK janë teprueshëm servile ndaj të huajve dhe mbiçmojnë faktorin e huaj dhe të jashtëm ndërkaq që populli i Kosovës është dhe duhet të jetë instanca kryesore.

Krejt këto nuk do të thonë që Albin Kurti është më i aftë, më i mirë dhe as më i duhur.

Kurti është më i padijshëm, më i keq dhe njeriu më i paduhur në momentin aktual historik të Kosovës. Por me kësi strukturash të çatrafilizuara si PDK, LDK dhe AAK çdo amator dhe demagog do t’i mundte ato.

Koha është për partitë në Kosovë, edhe partinë personale të Albin Kurtit VV, të hapen dhe bëhen subjekte demokratike moderne. Nëse nuk ndodh ky proces Kosova do të pësojë keq dhe sidomos nëse nuk dalin forca të reja politike— të afta dhe patriotike me dijeni dhe vizion që si yll polar i ka interesin shtetëror dhe nacional.

Le të lutemi këtë natë të mugët me rezultate alarmante për shtetin tonë të Kosovës! Le të lutemi që politikanë do të shohin si janë duke e katandisur jetën politike dhe të lejojnë demokracinë të lulëzojë ndërkaq që shpengojnë popullin nga çatrafilizimi partiak!